Politike

"Deri në fund të mandatit të katërt, paga minimale 700 euro"/ Rama: Rritje pagash për mësuesit, mjekët, infermierët, punonjësit e policisë dhe gjithë të tjerët

Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026, Rama nënvizoi se rritja e pagave nuk do të jetë vetëm në sektorin publik por edhe në atë privat.

15 Nëntor 2025, 10:31 Nga E. D
"Deri në fund të mandatit të katërt, paga minimale 700
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda mandatit të katërt paga minimale do të arrijë në 700 euro. Gjatë prezantimit të projektbuxhetit 2026, Rama nënvizoi se rritja e pagave nuk do të jetë vetëm në sektorin publik por edhe në atë privat. Kryeministri tha ndër të tjera, se do të rriten pagat për mësuesit, mjekët, infermierët, punonjësit e policisë, ushtarakët dhe gjithë të tjerët.

"Në buxhetin e vitit që po troket, që nga janari, paga minimale, për të gjithë shqiptarët që jetojnë me punë, ata që e kanë 400 euro do të shkojë 500 euro. Nuk do të jetë vetëm për ata që punojnë në sektorin publik, por për të gjithë ata që punojnë. Deri në fund të mandatit të katërt do e çojmë pagën minimale 700 euro. Për shkak të pagës minimale do të rriten dhe pagat e tjera. Do të rriten pagat për mësuesit, mjekët, infermierët, punonjësit e policisë, ushtarakët dhe gjithë të tjerët”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll