Politike

"Brenda mandatit sistem me kamera inteligjente"/ Atentati me dy viktima në Rinas, Rama: Do ishte zbardhur në kohë reale, nëse…

Gjatë dëgjesës me banorët e njësisë numër 3, Kryeministri tha se nëse ky sistem do ishte aktiv, do të ishte parandaluar atentati në Rinas.

15 Nëntor 2025, 11:17 Nga E. D
"Brenda mandatit sistem me kamera inteligjente"/ Atentati me dy
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama deklaroi se brenda mandatit i gjithë vendi do të monitorohet me sistemin e kamerave inteligjente. Gjatë dëgjesës me banorët e njësisë numër 3, Kryeministri tha se nëse ky sistem do ishte aktiv, do të ishte parandaluar atentati në Rinas.

"Me projektin e ri që më në fund do të nisim ta zbatojmë pas një zvarritje burokratike. Projekti i monitorimit me kamera inteligjente të qyteteve dhe të rrugëve kombëtare, është projekt strategjik për sigurinë, pastërtinë dhe sigurinë e prindërve në shkolla.

Nëse do të kishim këtë sistem në këmbë, ngjarja e Rinasit do të ishte zbardhur në kohë reale, por nuk është problemi tek zbardhja, por në momentin që sistemi ekziston, parandalon në mënyrë efikase të gjitha llojet e shkeljeje që lidhen me rendin, qetësinë, rregullat e qarkullimit., Brenda këtij mandati, jo vetëm do e kemi këtë sistem, por do t’i shohim hajrin," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll