Politike

"I fituam zgjedhjet me rezultatin më të mirë"/ Rama: Pjesë e diskutimit për buxhetin e Bashkisë duhet të ishte kryetari! Është për të ardhur keq...

Më tej Rama tha se kur Kryetari i Bashkisë u mor nga zyra për tu mbyllur në qeli pa gjyq, ngriti zërin për një proces të drejtësisë që është disproporcionale.

15 Nëntor 2025, 10:38 Nga E. D
"I fituam zgjedhjet me rezultatin më të mirë"/ Rama:
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama u shpreh se pjesë e diskutimit për buxhetin e Bashkisë duhet të ishte vetë kryetari. Duke folur me banorët e njësisë 3, Rama tha se zgjedhjet u fituan me rezultatin më të mirë historik për Partisë socialiste. Më tej Rama tha se kur Kryetari i Bashkisë u mor nga zyra për tu mbyllur në qeli pa gjyq, ngriti zërin për një proces të drejtësisë që është disproporcionale.

"I fituam zgjedhjet me rezultatin më të mirë historik për PS. Nuk është normale të jem pjesë e diskutimit për buxhetin e Bashkisë duhet të ishte kryetari. Është për të ardhur keq. Por s’ka për çfarë na vjen keq duhet të ecim përpara. Çfarë nuk thuhet në këtë vend.

Kur Kryetari i Bashkisë u mor nga zyra për tu mbyllur në qeli pa gjyq, ngrita zërin për një proces të drejtësisë që është disproporcionale. Cilado qoftë arsyeja pse drejtësia heton kryetarin e Bashkisë janë të pamjaftueshme sa kohë kryetari i Bashkisë nuk ka vrarë njeri për ta lënë Tiranën pa kryetar bashkie të zgjedhur, Gjithsesi drejtësia është e pavarur," tha Edi Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll