Politike

"Ka nisur puna për ngritjen e Institutit Kombëtar për Tumoret"/ Rama: Partneritet me spitalin ‘San Raffaelo’ të Milanos për transformimin e QSUT-së

Në një dëgjesë me banorët e njësisë numër 3 në Tiranë për pr.buxhetin 2026, Kryeministri tha se për herë të parë është caktuar fond për të përballuar nevojat për barnat te Onkologjiku. Sipas tij deri në fund të mandatit, QSUT do të kthehet në pikë referimi në të gjithë Ballkanin.

15 Nëntor 2025, 10:43 Nga E. D
"Ka nisur puna për ngritjen e Institutit Kombëtar për
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama njoftoi se ka nisur puna për ngritjen e Institutit Kombëtar për Tumoret, siç e kanë shumë vende të Europës. Në një dëgjesë me banorët e njësisë numër 3 në Tiranë për pr.buxhetin 2026, Kryeministri tha se për herë të parë është caktuar fond për të përballuar nevojat për barnat te Onkologjiku. Sipas tij deri në fund të mandatit, QSUT do të kthehet në pikë referimi në të gjithë Ballkanin.

“Do ngremë Institucion Kombëtar të Tumoreve, siç e kanë shumë vende të Europës. Kemi nisur punën edhe për këtë. Ishim në Itali, kemi firmosur një sërë marrëveshjes shumë të rëndësishme, dhe një nga pikat që kemi në marrëveshjen kuadër që firmosa me Melonin, është bashkëpunim strategjik edhe në funksion të shëndetit dhe kjo pikë e i hap rrugë edhe partneritetit strategjik që kemi lançuar përpara dhe që u përfol si shfaqje fushate, për të sjellë në QSUT si partner që do marrë pjesë në procesin e administrimit dhe shkëmbimit të dijes dhe në procesin e vizitave të punës së mjekeve, spitalin ‘San Raffaelo’ të Milanos që është një nga ekselencat e shëndetësisë evropiane. Me planin që kemi, në fund të këtij mandati, QSUT do jetë një nga spitalet që do jetë pikë referimi në të gjithë Ballkanin”, tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll