Politike

"Nuk e llogaris a është apo jo"/ Pensionisti pyet Ramën për Berishën, Kryeministri: Emër që s’e përmend prej vitesh! Një e keqe e madhe që nuk iu nda këtij vendi

Rama theksoi se ai është një emër që nuk e përmend prej shumë vitesh, duke shtuar se merret me të kur ka fushatë dhe se është i detyruar për shkak se janë në një arenë. Ndër të tjera, Kryeministri shtoi se Berisha ëshë një e keqe e madhe, që nuk i është ndarë vendit.

15 Nëntor 2025, 11:00 Nga E. D
"Nuk e llogaris a është apo jo"/ Pensionisti pyet
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë takimit me banorët e Njësisë 3 foli edhe për Kryedemokratin Sali Berisha.  Rama theksoi se ai është një emër që nuk e përmend prej shumë vitesh, duke shtuar se merret me të kur ka fushatë dhe se është i detyruar për shkak se janë në një arenë. Ndër të tjera, Kryeministri shtoi se Berisha ëshë një e keqe e madhe, që nuk i është ndarë vendit.

Rama: Përndryshe se llogaris a është a nuk është realisht. Përmende dikë që unë nuk ia përmend emrin prej shumë vitesh dhe që merrem me të vetëm kur ka fushatë sepse jam i detyruar, sepse jemi në arenë dhe duhet të merrem, Përndryshe se llogaris a është a nuk është realisht. Është një e keqe e madhe që nuk iu është ndarë këtij vendi, ajo frymë, një kënetë e madhe, ku ai është bufi i madh, por aty çfarë nuk ka./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll