Politike

Negociatat me BE-në! Më 17 nëntor hapet grupkapitulli i fundit (AXHENDA)

Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 5 'Burimet, bujqësia dhe kohezioni', duke përfshirë Kapitullin 11 (bujqësia dhe zhvillimi rural), 12 (siguria ushqimore, veterinaria dhe fitosanitaria), 13 (peshkimi dhe akuakultura), 22 (politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore) dhe 33 (dispozitat financiare dhe buxhetore).

15 Nëntor 2025, 10:07 Nga E. D
Negociatat me BE-në! Më 17 nëntor hapet grupkapitulli i fundit
foto ilustruese

BRUKSEL- Më 17 nëntor Shqipëria do të hapë bisedimet për pesë kapitujt e përfshirë në grupkapitullin e fundit në negociata e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian (BE).

Takimi do të shërbejë për të hapur negociatat me Shqipërinë mbi Grupin 5 'Burimet, bujqësia dhe kohezioni', duke përfshirë Kapitullin 11 (bujqësia dhe zhvillimi rural), 12 (siguria ushqimore, veterinaria dhe fitosanitaria), 13 (peshkimi dhe akuakultura), 22 (politika rajonale dhe koordinimi i instrumenteve strukturore) dhe 33 (dispozitat financiare dhe buxhetore).

Në fund të takimit do të mbhet edhe një konferencë për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë.

Njoftimi:

Vendi:
Ndërtesa Justus Lipsius, Bruksel

Kryetar:
Marie Bjerre, Ministre për Çështjet Evropiane

Nga ora 7.30
Mbërritjet dhe hyrjet e mundshme ( transmetim i drejtpërdrejtë )

8.00
Tryezë e rrumbullakët
Fillimi i Konferencës së Shtatë të Anëtarësimit me Shqipërinë

Në fund të takimit (+/- 9.20) konferencë për shtyp në transmetim të drejtpërdrejtë.

be zjarret ne shqiperi

Sondazh

Poll