Aktualitet

"Ishin mirë dhe bukur", i biri vrau gruan dhe më pas veten në Francë! Flet e tronditur nëna e Andon Janaqit: Nuk e di çfarë ka bërë djali, s'kam para të tërheq trupin...

Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur ditën e enjtes, ndërsa policia është duke hetuar rrethanat që kanë çuar deri tek kjo tragjedi.

14 Nëntor 2025, 14:43 Nga M.L
"Ishin mirë dhe bukur", i biri vrau gruan dhe më pas veten
Çifti i bashkështortëve

FRANCA- Një ngjarje e rëndë ka tronditur shqiptarët në Francë, pasi një çift bashkëshortësh është gjetur i pajetë në banesën e tyre. Viktimat janë identifikuar si Andon Janaqi, 36 vjeç, dhe Anjeza Zeneli, 30 vjeçe. Sipas mediave lokale, ngjarja ka ndodhur ditën e enjtes, ndërsa policia është duke hetuar rrethanat që kanë çuar deri tek kjo tragjedi.

Nëna e Andon Janaqit ka reaguar për mediat, duke shprehur pikëllimin e saj të madh. Ajo ka thënë se nuk ishte në dijeni të ndonjë konflikti të theksuar mes çiftit që mund të çonte në një ngjarje të tillë makabre. Më tej ajo shprehet se nuk ka një gjendje të mirë financiare për të mundësuar tërheqjen e trupit të djalit të saj nga Franca.

“Jam në një gjendje që s’di se ca ka bërë. Nuk e di se ça ka bërë djali aty. Ishin mirë dhe bukur. Më tha një nga Franca, mori në telefon; më tha mblidh mendjen yt bir. Ka vrarë nusen dhe veten. Nuk e di që të kishin konflikte. Nuk di. Evlat e kishte ajo (për krushkën), evlat dhe unë.

Dua ndihmë nga juve të më sillni djalin këtu, s’kam lek të iki në Francë të marr djalin, dua të më sillni trupin e djalit këtu. Jam fukara me 20 mijë lekë rrogë, çfarë të bëj unë korba.

Kishin 4 vite në Francë, ishin mirë e bukur, me shpi, me karta, me të gjitha, kishin mosmarrëveshje në çift.

Hera e fundit që fola ishte dje, në orën 14:30, fola si për herë të fundit me djalin. Mami jam i mërzitur më tha, do ta kalosh i thashë… Nuk e di përse ishte i mërzitur se ja mori telefonin djali i madh. Më tha ik mami se ma kërkon telefonin djali.

Nuk kam komunikim me familjarët e nuses pas kësaj që ndodhi. Që kur u bë vrasja nuk më flasin më. Për fëmijët nuk e di a ka folur familja e nuses dhe se di çfarë kanë diskutuar për fëmijët. Jam përpjekur të flas por me thonë “nuk ke turp që na flet?”.

Ai vrau dhe veten e tij, dhe nusen. Mbrëmë më tha nusja e djalit tjetër që kam në Greqi “hape telefonin me patjetër”. E hapa, më tha “mblidh mendjen se Andoni ka vrarë veten dhe nusen”. Nusen e lajmëroi një komshi shqiptar i Andonit”, u shpreh e moshuara./ Dosja.al

Sondazh

Poll