Aktualitet

TRAGJEDI në SHBA! Aksidenti i rëndë i pret jetën në mes të rinvje nga Shkodra, mblidhen në kohë REKORD paratë për të sjellë trupat e çiftit shqiptar në atdhe

Lajmi ka tronditur mbarë shqiptarët në Shtetet e Bashkuara dhe në atdhe, pasi çifti njihej për përkushtimin ndaj studimeve dhe planeve të përbashkëta për të ardhmen.

14 Nëntor 2025, 12:28 Nga M.L
TRAGJEDI në SHBA! Aksidenti i rëndë i pret jetën në mes
Albi Çela, Samira Xhaferi

SHBA- Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur më 11 nëntor në Cleveland të Ohios u mori jetën dy të rinjve nga Shkodra, Samira Xhaferi, 27 vjeçe, dhe Albi Çela, 30 vjeç. Lajmi ka tronditur mbarë shqiptarët në Shtetet e Bashkuara dhe në atdhe, pasi çifti njihej për përkushtimin ndaj studimeve dhe planeve të përbashkëta për të ardhmen.

Samira Xhaferi ishte duke vijuar studimet e doktoraturës në Cleveland State University, ndërsa Albi Çela ndodhej në fazën përfundimtare të studimeve në drejtësi dhe përgatitej për provimin e jurisprudencës. Të afërmit dhe miqtë i kujtojnë si të rinj të qetë, punëtorë dhe me ambicie të qarta profesionale.

Familjarët kanë ngritur një fond në GoFundMe, me qëllim mbledhjen e shumës së nevojshme për transportimin e trupave në Shqipëri, ku pritet të kryhen ceremonitë mortore. Në kohë rekord deri më tani janë mbledhur rreth 47 mijë dollarë, duke tejkaluar shumën e nevojitur. 

TRAGJEDI në SHBA! Aksidenti i rëndë i pret jetën në mes

samira xhaferi albi Çela aksident tragjik ne shba

Sondazh

Poll