Aktualitet

Prej 6 vitesh në kërkim! Aksidentoi për vdekje një person, arrestohet 30-vjeçari me dy identitete në Lezhë

Sipas njoftimit të bluve, efektivët lokalizuan dhe kapën në kryqëzimin e Shëngjinit shtetasin Eduart Sharra, i njohur edhe me identitetin Eduart Nikolli, banues në Lezhë.

14 Nëntor 2025, 13:31 Nga M.L
Prej 6 vitesh në kërkim! Aksidentoi për vdekje një person,
Arrestimi

LEZHA- Policia e Lezhës ka vënë në pranga një 30-vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar me 2 vite burg për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekje. Sipas njoftimit të bluve, efektivët lokalizuan dhe kapën në kryqëzimin e Shëngjinit shtetasin Eduart Sharra, i njohur edhe me identitetin Eduart Nikolli, banues në Lezhë.

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim pas vendimit të Gjykatës së Lezhës, e cila e kishte dënuar me 2 vite burgim për veprën penale 'shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, me pasojë vdekjen'.

Ngjarja për të cilën ai ishte dënuar i referohet vitit 2019, ku Sharra duke drejtuar automjetin, përplasi një motomjet që drejtohej nga një person i cili humbi jetën si pasojë e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

DVP Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Kryqëzimi”.

Kapet dhe vihet në pranga një 30-vjeçar në kërkim, i dënuar me 2 vjet burgim, pasi ka aksidentuar me pasojë vdekjen, një shtetas.

Në vijim të punës intensive për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, Seksioni i Mbështetjes Operacionale dhe i Hetimit, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Kryqëzimi”.

Gjatë operacionit, u kap në kryqëzimin e Shëngjinit dhe u vu në pranga shtetasi:

E. Sh. alias E. N., 30 vjeç, banues në Lezhë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 2 vjet burgim, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen. 

Në vitin 2019, në rrugën dytësore “Lezhë-Shënkoll”, 30-vjeçari, duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin F. T., i cili ka humbur jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

eduart nikolli eduart sharra

Sondazh

Poll