EMRAT-PAMJET/ Shkatërrohen disa GRUPE kriminale në Tiranë, në pranga 25 persona! Sekuestrohet kanabis, armë, 119 mijë euro të vjedhura në bankë dhe 4 automjete
Sipas njoftimit të bluve, janë identifikuar 44 anëtarë të këtij grupi, ndërsa për 25 prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë. Gjashtë persona të tjerë ishin arrestuar gjatë pesë muajve hetime, ndërsa 13 të dyshuar vijojnë të kërkohen.
14 Nëntor 2025, 14:09Nga M.L
Foto nga vendngjarja
TIRANA- Policia e kryeqytetit ka finalizuar një operacion të gjerë antidrogë, duke goditur një rrjet të strukturuar të shpërndarjes së lëndëve narkotike në zona të ndryshme të Tiranës. Sipas njoftimit të bluve, janë identifikuar 44 anëtarë të këtij grupi, ndërsa për 25 prej tyre është ekzekutuar masa e sigurisë. Gjashtë persona të tjerë ishin arrestuar gjatë pesë muajve hetime, ndërsa 13 të dyshuar vijojnë të kërkohen.
Disa nga personat e arrestuar janë:
Denis Sageri Anton Lusha Artan Rraja Renaldo Loka Olsjan Guri Ardian Cara Klaudjo Zelija Abdyl Dule Ervis Zuna Kevin Beci Feliks Dangellia Fatjon Murataj Klodian Dreni (Muhameti) Bojken Billa Idriz Peti Aurel Huna Frans Meta Ronaldo Dumani Mateo Muça Liman Tota
Gjithashtu gjatë kontrolleve në banesa dhe ndaj personave u sekuestruan 2.4 kg kokainë, 16 kg lëndë narkotike Resin, 22 kg vaj kanabisi, sasi të tjera kanabisi, 121 200 euro, një pistoletë, 3 armë gjahu, qindra fishekzjarrë, 28 celularë, peshore elektronike dhe 4 automjete.