Aktualitet

E rëndë në Francë/ Çifti shqiptar gjendet i vdekur në banesë, bashkëshorti qëlloi gruan me çifte më pas vrau veten, kishin dy fëmijë

Një person me origjinë shqiptare ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri dhe më pas ka vrarë veten.

14 Nëntor 2025, 11:50 Nga E.d
E rëndë në Francë/ Çifti shqiptar gjendet i
Foto ilustruese

FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë. Një person me origjinë shqiptare ka vrarë bashkëshorten e tij me armë zjarri dhe më pas ka vrarë veten. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e tyre në Brest të Francës, të enjten rreth orës 16:30.

Mediat franceze shkruajnë se ishte fqinji i tyre ishte ai, i cili lajmëroi policinë, menjëherë pasi dëgjoi të shtënat e armës. Viktimat të moshës 30 dhe 36 vjeç, kishin dy fëmijë. Njëri prej tyre ndodhen në shkollë në momentin kur ndodhi krimi i rëndë./Dosja.al

franca vrasje çift

Sondazh

Poll