14 Nëntor 2025, 12:28
Nga E.d
Foto ilustruse
SHKODËR- Policia ka arrestuar një 50-vjeçar në Shkodër. Ai u arrestua nga forcat blu, pasi ishte ishte shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike. Ai akuzohet se në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar 1600 bimë narkotike, afër banesës së tyre në fshatin Aliaj.
Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga policia në muajin shtator. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shhkodër i ka caktuar 50-vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Njoftimi i policisë
DVP Shkodër/Vihet në pranga 1 shtetas që ishte në kërkim. Akuzohet se në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar 1600 bimë narkotike, afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, arrestohet 50-vjeçari. Bimët narkotike janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, në muajin shtator.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve ndaluan shtetasin Gj. Ç., 50 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shhkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me familjarët e tij, ka kultivuar në tokën afër banesës së tyre, në fshatin Aliaj, 1600 bimë narkotike, të cilat janë gjetur dhe asgjësuar nga shërbimet e Policisë, më datë 06.09.2025. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
shkodra kanabis 1600 bimë narkotike
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 12:07
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- AKU ka bllokuar 50 ton misër për bagëti i cili vinte nga Serbia. Sasia e misrit është ndaluar në Elba...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 11:50
E.d
Foto ilustruese
FRANCË- Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë. Një person me origjinë shqiptare ka vrarë ba...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 11:32
E.d
Foto ilustruse
ELBASAN- Policia ka arrestuar dy persona në Elbasan. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi jepnin para me fajde dhe më pas k&e...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 11:18
E.d
Foto ilustruse
VLORË- Policia ka arrestuar tre persona në qytetin e Vlorës. Ata u arrestuan nga policia, pasi u kapën duke transportuar...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 10:50
E.d
Xheni Karaj
TIRANË- Aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj ka deklaruar se fushata e urrejtjes ndaj saj dhe anë...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 10:35
E.d
Muçi Shaljani
TIRANË- Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur disa ditë më parë në atentatin mafioz të Rinasit, ...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 10:15
I.A
Ylli Zalla
KRUJË- Ylli Zalla është 48-vjeçari që u gjetë arsenali i armëve ditën e sotme në Nikël....
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 10:12
E.d
Ylli Zalla
TIRANË- Personi i cili shikoni në foton më sipër është Ylli Zalla, 48 vjeç. Zalla është pronari i...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 10:00
I.A
Sekuestrimet
KRUJË- Policia ka sjell njoftim në lidhje me arsenalin e zbuluar ditën e sotme në Nikël. Mësohet se në k&eu...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 09:44
E.d
Michele D’Angelo
FIER- Prokuroria Fier ka dërguar për gjykim profesorin italian Michele D’Angelo, i cili shkaktoi vdekjen e...