Aktualitet

AKU bllokon 50 ton misër i cili vinte nga Serbia, 25 tonë pritet të asgjësohen pasi nuk respekton standartet e sigurisë ushqimore

Sasia e misrit është ndaluar në Elbasan, ku pas kontroliit nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, dyshohet se kjo sasi nuk respekton standardet e sigurisë ushqimore.

14 Nëntor 2025, 12:07 Nga E.d
AKU bllokon 50 ton misër i cili vinte nga Serbia, 25 tonë pritet
Foto ilustruse

ELBASAN- AKU ka bllokuar 50 ton misër për bagëti i cili vinte nga Serbia. Sasia e misrit është ndaluar në Elbasan, ku pas kontroliit nga inspektorët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, dyshohet se kjo sasi nuk respekton standardet e sigurisë ushqimore.

Inspektorët kanë marrë një mostër të cilën e kanë dërguar për analiza të mëtejshme laboratorike, ku dhe pritet përgjigjia e tyre në ditët në vijim. Aktualisht 50 tonët janë në pritje të rezultateve, ndërsa 25 tonë pritet të asgjësohen.

Njoftimi i AKU

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në Elbasan ka bllokuar 50 tonë misër për bagëti, i importuar nga Serbia, pas zbatimit të urdhrit të Ministrisë së Bujqësisë për ndalimin dhe kontrollin rigoroz të produkteve nga ky vend. Ky veprim është ndërmarrë për shkak të dyshimeve mbi mosrespektimin e standardeve të sigurisë ushqimore, çështje që ka ngritur shqetësim tek autoritetet dhe ka vendosur në fokus produktet bujqësore të importuara. Sasia e misrit është bllokuar në një subjekt në Elbasan, ku inspektorët e AKU-së kanë kryer kontrollet e para dhe kanë marrë mostrat për analiza laboratorike.

Aktualisht, të gjithë 50 tonët janë në pritje të rezultateve, ndërsa 25 tonë pritet të asgjësohen, bazuar në dyshimet e ngritura dhe verifikimet paraprake. Në të njëjtën kohë, AKU Elbasan ka shtuar kontrollet në disa subjekte të tjera të qarkut, me qëllim garantimin e sigurisë ushqimore dhe mbrojtjen e konsumatorit. Autoriteti thekson se çdo produkt që nuk përmbush standardet e kërkuara do të bllokohet dhe, në rast nevoje, do të asgjësohet. Institucionet vazhdojnë monitorimin, ndërsa rezultatet përfundimtare të analizave pritet të publikohen në ditët në vijim./Dosja.al

aku misër bagëti

Sondazh

Poll