Aktualitet

 Kërcënonin qytetarët me jetë dhe rritje borxhi, arrestohen dy fajdexhinjtë në Elbasan

Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi jepnin para me fajde dhe më pas kërcënonin qytetarët me jetë dhe rritje borxhi.

14 Nëntor 2025, 11:32 Nga E.d
 Kërcënonin qytetarët me jetë dhe rritje borxhi,
Foto ilustruse

ELBASAN- Policia ka arrestuar dy persona në Elbasan. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi jepnin para me fajde dhe më pas kërcënonin qytetarët me jetë dhe rritje borxhi. Policia tha se marrëdhënia mes borxhlinjve dhe huadhënësve ishte përshkallëzuar në konflikt, duke kaluar nga presioni financiar në forma të rënda dhune psikologjike dhe fizike.

Në disa raste ata kishin tentuar t'i hiqnin lirinë qytetarëve në mënyrë të paligjshme. Ata akuzohen për aktivitet të paligjshëm financiar, kërcënim dhe tentativë për heqje të paligjshme lirie. 

Njoftimi i policisë

Policia e Elbasanit ka finalizuar një operacion të posaçëm pas një sërë denoncimesh të bëra nga qytetarë që prej kohësh kërcënoheshin nga huadhënësit. Sipas informacioneve paraprake, disa persona që kishin marrë para me fajde po përballeshin me presione të vazhdueshme, rritje të jashtëligjshme të borxhit dhe kërcënime serioze për jetën. Hetimet e strukturave policore zbuluan se marrëdhënia mes borxhlinjve dhe huadhënësve ishte përshkallëzuar në konflikt, duke kaluar nga presioni financiar në forma të rënda dhune psikologjike dhe fizike.

Në disa raste, dyshohet se fajdexhinjtë kanë tentuar t’u heqin lirinë në mënyrë të paligjshme personave që nuk arrinin të shlyenin borxhin e rritur në mënyrë abuzive. Si rezultat i operacionit, policia ka ndaluar dy huadhënës të dyshuar për aktivitet të paligjshëm financiar, kërcënim dhe tentativë për heqje të paligjshme lirie. Materialet i janë referuar Prokurorisë së Elbasanit për veprime të mëtejshme procedurale./Dosja.al

elbasan policia fajde

Sondazh

Poll