14 Nëntor 2025, 11:18
Nga E.d
Foto ilustruse
VLORË- Policia ka arrestuar tre persona në qytetin e Vlorës. Ata u arrestuan nga policia, pasi u kapën duke transportuar kokainë me qëllim shitjen e saj brenda qytetit. Gjatë kontrollit fizik policia gjeti dhe sekuestroi 4 aparate celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin tre personat e vënë në pranga.
Në makinën e tyre u gjetën të fshehura poshtë timonit 101 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë. Policia ka shoqëruar tre të arrestuarit drejt ambienteve të komisariat, ndërsa po heton më shumë mbi rastin.
Njoftimi i policisë
DVP Vlorë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, operacioni policor i koduar “Triple”. Goditet një tjetër rast i shitjes së lëndëve narkotike. Vihen në pranga tre shtetas që transportonin lëndë narkotike kokainë, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës. Sekuestrohen lënda narkotike, 4 aparate celularë dhe automjeti me të cilin lëviznin 3 shtetasit e vënë në pranga. Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe në kuadër të kontrolleve të pandërprera për goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, finalizuan një tjetër operacion në këtë fushë, të koduar “Triple”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, shtetasit: A. Rr., 20 vjeç, J. R., 25 vjeç dhe L. K., 21 vjeç, të tre banues në Lushnjë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Volksëagen”, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, u gjetën të fshehura poshtë timonit 101 gram lëndë narkotike e dyshuar kokainë, e cila dyshohet se po transportohej me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës. Së bashku me lëndën narkotike u sekuestruan gjithashtu 4 aparate celularë, si dhe automjeti me të cilin qarkullonin 3 shtetasit.Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme./Dosja.al
kokainë vlorë tre persona
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 10:50
E.d
Xheni Karaj
TIRANË- Aktivistja për të drejtat e komunitetit LGBT, Xheni Karaj ka deklaruar se fushata e urrejtjes ndaj saj dhe anë...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 10:35
E.d
Muçi Shaljani
TIRANË- Muçi Shaljani, i cili mbeti i plagosur disa ditë më parë në atentatin mafioz të Rinasit, ...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 10:15
I.A
Ylli Zalla
KRUJË- Ylli Zalla është 48-vjeçari që u gjetë arsenali i armëve ditën e sotme në Nikël....
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 10:12
E.d
Ylli Zalla
TIRANË- Personi i cili shikoni në foton më sipër është Ylli Zalla, 48 vjeç. Zalla është pronari i...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 10:00
I.A
Sekuestrimet
KRUJË- Policia ka sjell njoftim në lidhje me arsenalin e zbuluar ditën e sotme në Nikël. Mësohet se në k&eu...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 09:44
E.d
Michele D’Angelo
FIER- Prokuroria Fier ka dërguar për gjykim profesorin italian Michele D’Angelo, i cili shkaktoi vdekjen e...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 09:28
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Policia ka arrestuar dy persona në Tiranë. Ata u arrestuan nga forcat blu, pasi u kapën në flagrancë d...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 09:02
E.d
RENEA
TIRANË- Policia ka zbuluar një arsenal armësh dhe minash në Nikël. Në kuadër të kësaj polica ka ...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 08:41
E.d
Foto ilustruse
Pasditen e 11 nëntorit, Gilmando Dani, një 47-vjeçar i dënuar për krim të organizuar u vra në një ...
Aktualitet
14 Nëntor 2025, 08:32
E.d
Foto ilustruse
SHBA - Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Brooklyn të New Yorkut. Një shqiptar ka humbur jetën teksa ...