Aktualitet

Arsenali i armëve në Nikël, Policia: Në kërkim Ylli Zalla, gjenden mina, granata dhe tritol

Ndërkohë që gjatë kontrolleve në banesën e tij janë gjetur 3 kallëpë tritol, 12 granata dore, 3 ndezës granatash 4 armë zjarri dhe 2 kg e 25 gramë kanabis. 

14 Nëntor 2025, 10:00 Nga I.A
Arsenali i armëve në Nikël, Policia: Në kërkim Ylli
Sekuestrimet

KRUJË- Policia ka sjell njoftim në lidhje me arsenalin e zbuluar ditën e sotme në Nikël. Mësohet se në kërkim për këtë arsenal është shpallur në kërkim Ylli Zalla. Ndërkohë që gjatë kontrolleve në banesën e tij janë gjetur 3 kallëpë tritol, 12 granata dore, 3 ndezës granatash 4 armë zjarri dhe 2 kg e 25 gramë kanabis. 


Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Zhvillohet operacioni policor i koduar “Tracking”, nga specialistët e Sektorit të Krimeve të Rënda të DVP Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë. Operacioni, ende në vijim në rrethin Krujë, në kuadër të punës intensive hetimore dhe operacionale, me objektiv zbardhjen e autorësisë dhe rrethanave të ngjarjes së datës 12.11.2025, te rrethrrotullimi i Rinasit. Zbulohet një banesë në fshatin Zall, Fushë Krujë, ku mbahej arsenal armësh shpërthyese, armësh zjarri dhe municioni.

Gjatë kontrolleve, u gjetën në këtë banesë:
-3 kallëpë tritol;
-12 granata dore sulmuese;
-sasi lëndësh plasëse gati për shpërthim, të montuara me kapsolla detonatore, fitil zjarrpërcjellës dhe celularë(mina);
-3 ndezës granatash, kapsolla detonatore dhe 5 celularë;
-4 armë zjarri (2 automatikë dhe 2 pushkë), 8 krehra dhe pjesë armësh;
-6000 fishekë të kalibrave të ndryshëm;
-2 kg e 25 gramë Cannabis.

Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u shpall në kërkim pronari i banesës, shtetasi Y. Z., 48 vjeç. Punohet intensivisht për kapjen e tij, si dhe po hetohet me qëllim zbardhjen e lidhjes së mundshme që mund të ketë 48-vjeçari, me ngjarjen e ndodhur te rrethrrotulli i Rinasit. Operacioni policor i koduar “Tracking”, vijon. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ylli zalla

Sondazh

Poll