Aktualitet

I arrestuar në vitin 2014, kush është Ylli Zalla, 'specialist' në prodhimin e bombave artizanale (Lidhja me vrasjen e Gilmando Danit)

Dyshohet se Zalla ka ndihmuar autorët e vrasjes së Gilmando Danit në Rinas. 

14 Nëntor 2025, 10:15 Nga I.A
I arrestuar në vitin 2014, kush është Ylli Zalla,
Ylli Zalla

KRUJË- Ylli Zalla është 48-vjeçari që u gjetë arsenali i armëve ditën e sotme në Nikël. Dyshohet se Zalla ka ndihmuar autorët e vrasjes së Gilmando Danit në Rinas. 

Ai rezulton i arrestuar më herët për arsenal armësh dhe prodhim lëndëve plasëse, si edhe vendosje eksplozivi. Policia e Krujës e ka arrestuar Zallën në vitin 2014 për prodhim të bombave artizanale. Sipas policisë ai dyshohet për lidhje me grupin e muxhahedinëve që dërgojnë shqiptarë për të luftuar në Siri. 

Ndaj tij Gjykata e Shkallës në Parë në Krujë kishte vendosur më 13 mars të 2014 masën e arrestit me burg pasi ka kryer vepren penale "Prodhim e mbajtje pa leje e armëve luftarake” si dhe “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”.

Ndërkohë që më herët Zalla është arrestuar në vitin 2011, pasi kishte kërcënuar ka kërcënuar me jetë edhe ish pronarin e fabrikës së çimentos në Krujë. Palestinezi Anuar Rizik është vrarë me bombë artizanale në banesën e tij, teksa po dilte bashkë më gruan dhe djalin e tyre të mitur. /Dosja.al

ylli zalla

Sondazh

Poll