Politike

“U arrestua se nuk pranoi të behej deputet”, lirohet kandidati i PD-së në Fier, Pandeli Tole

15 Mars 2019, 15:41 Nga DOSJA
“U arrestua se nuk pranoi të behej deputet”, lirohet kandidati

FIER– Kandidati për deputet nga lista e PD-së në Fier, Pandeli Tole është liruar ditën e sotme nga burgu me vendimin e Gjykatës.

Ai u arrestua pak ditë më parë nën akuzën e pjesëmarrjes së tubimeve të paligjshme por Gjykata e Fierit e ka ndryshuar masën e sigurisë për Tolen gjatë seancës së sotme.

Gjyqtari që lirio Tolen nga burgu është Piro Sota, i njëjti që liroi nga burgu pak ditë më parë edhe punonjësin e bashkisë së Mallakastrës Pëllumb Isufaj 56-vjeç, që u akuzua për goditjen e efektivit të FNSH-së.

Kryetari degës së PD-së në Fier, Luan Baçi denoncoi një ditë më parë se Pandeli Tole po mbahet nën arrest dhe se sipas tij po i bëhet presion që të pranojë mandatin e deputetit, pasi është pjesë e listës së PD-së. (Lexo këtu)

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike fier kandidat i pd lirohet nga burgu luan baci pamdeli tole fier kandidat i pd lirohet nga burgu luan baci pamdeli tole

Sondazh

Poll