Politike

Nuk u ftua në takim, Kristo-Bashës: S’ke faj, e kam gojën helm, por më pëlqen të tallem

15 Mars 2019, 15:26 Nga DOSJA
Nuk u ftua në takim, Kristo-Bashës: S’ke faj, e kam gojën

TIRANË- Pedagogu dhe moderatori Erion Kristo, ka reaguar lidhur me takimin e kryetarit të Partisë Demokratike të zhvilluar një ditë më parë me ish-deputetë, intelektualë dhe Aleancën për Mbrojtjen e Teatrit. (Lexo këtu)

Me anë të një postimi në rrjetet sociale Erion Kristo shprehet se në nëntor të vitit 2016, Lulzim Basha e kishte thirrur në një takim me intelektualët, ku ishe shprehur se në të tilla takime zakonisht e ftojnë vetëm një herë.

Për këtë duke u nisur nga mospasja e një ftese për të marrë pjesë në takimin e një dite më parë, Kristo ka ironizuar me Bashën, duke thënë: “Dje, Basha i mblodhi prape intelektualet. Mua nuk me thirren. Helm e kam gojen. Skane faj. Mua gjithmone me del fjala. Jo se humba ndonje gje, se po ai muhabet ishte. Por me pelqen te tallem me talljen qe politika i ben intelektit”.

Postimi i plotë:

“Ne nentor 2016, lideri i opozites Basha thirri ne nje takim intelektualet. Me thirri dhe mua. U cudita, se une sjam ne asnje liste. Po meqe kam qejf kur me ftojne shkova. Me erdhi radha per te folur. Thashe: zakonisht mua ne keto takime me ftojne vetem nje here. Qeshi gjithe asambleja.

Dje, Basha i mblodhi prape intelektualet. Mua nuk me thirren. Helm e kam gojen. Skane faj. Mua gjithmone me del fjala. Jo se humba ndonje gje, se po ai muhabet ishte. Por me pelqen te tallem me talljen qe politika i ben intelektit”.

Dje kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një takim me ish-deputetë, aleatë të PD-së dhe intelektualë të përfshirë në Aleancën e Mbrojtjes së Teatrit.  Gjatë fjalës së tij, Basha u kërkoi pjesëmarrësve në takim që të shprehin lirshëm mendimin e tyre kritik lidhur veprimet e opozitës. 

Po ashtu në këtë takim ishte i pranishtëm edhe ish-deptueti i PS-së Limoz Dizdari, i cili nuk ngurroi të kritikonte PD për modelin e qeverisjes që i ofroi shqiptarëve. (Lexo këtu)

Nga ana tjetër, shkrimtarja Flutura Açka, paralajmëroi autoritetet se nëse do të guxojnë të shkojnë për të prishur Teatrin Kombëtar, atëherë artistët do të lidhen brenda tij me zinxhirë. (Lexo këtu)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike basha me intelektualët erion kristo takimi i bashes me artistet basha me intelektualët erion kristo takimi i bashes me artistet

Sondazh

Poll