Politike

Thirrjet për evitimin e dhunës në protestë, Basha: Ambasadat, mos të bëhen palë me partitë

15 Mars 2019, 15:12 Nga DOSJA
Thirrjet për evitimin e dhunës në protestë, Basha:

TIRANE- Kryedemokrati Lulzim Basha ka reaguar pas deklaratës së ambasadave të SHBA dhe BE për dhunën në protestën e opozitës. I pyetur nga gazetarët, Basha ka thënë se nuk iu përgjigjet ambasadave, por apelon që të mos jenë palë me partitë politike.

“Nuk komentoj deklaratat e ambasadave meqë më pyesni. Nuk i kërkoj të jenë palë me asnjë person me asnjë parti por të bëhen me vlerat e demokracisë, zgjedhjeve të lira e të ndershme, me luftën ndaj krimit dhe shit-blerjes së votës, me problemet e shprehura qartë edhe nga raporti i DASH. Shqiptarët e kanë kuptuar se protesta është një tjetër rast për tu bashkuar e ngritur zërin, e kanë kuptuar se vetëm me protesta ndalet e keqja.”-tha Basha pas një takimi që zhvilloi me aleatët në selinë blu.

Ditën e sotme, dy delegacionet e SHBA dhe BE në Shqipëri apeluan që të mos ketë dhunë në protestën që do të zhvillohet ditën e nesërme. Ambasada Amerikane theksoi rëndësinë e një proteste paqësore si një nga shtyllat themelore të demokracisë, dhe lëshoi një mesazh të fortë për opozitën kur thotë se SHBA “i konsideron Qeverinë dhe Parlamentin aktual të Shqipërisë të zgjedhura në mënyrë legjitime nëpërmjet zgjedhjeve të vitit 2017, të njohura ndërkombëtarisht.”.(Lexo ketu).  

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike ambasada amerikane deklarata e shba delegacioni i be lulzim basha qëndrimi i ndërkombëtarëve ambasada amerikane deklarata e shba delegacioni i be lulzim basha qëndrimi i ndërkombëtarëve

Sondazh

Poll