Aktualitet

“Ky është abuzim i frikshëm!”, denoncimi i Nisma Thurje: Qeveria shqiptare ka blerë avion, me kushte ultra-luksoze. E ka

9 Shkurt 2020, 19:26 Nga DOSJA
“Ky është abuzim i frikshëm!”, denoncimi i Nisma

TIRANË– Nisma Thurje me anë të një reagimi në Facebook, shkruan se qeveria shqiptare ka blerë një avion për udhëtimet e zyrtarëve të lartë. Në reagimin në Facebook, kjo organizatë bën me dije se avioni është Airbus 319 dhe siç shihet nga foto është pagëzuar me emrin Ismail. Më tej shtohet se avioni është përshtatur me kushtet ultra-luksoze dhe për ta ky është një abuzim i frikshëm.

“Të dashur bashkë-vuajtës, po ju prezantojmë me avionin personal të Qeverisë shqiptare… E lexuat mirë! Qeveria shqiptare ka blerë një avion për veten e vet. Është një Airbus A319, i përshtatur për avion qeveritar, me kushte ultra-luksoze që tani është i parkuar në Rinas. Deri më sot, qeveria, për udhëtimet jashtë shtetit, përdorte avionët e linjave të zakonshme. Por, mesa duket, Kryeministri është mërzitur duke udhëtuar në një avion me popullin, prandaj porositi këtë avion personal vetëm për veten e vet.

E pra, qeveria e vendit më të varfër në Europë, ku njerëzit po largohen dita ditës, që ka mbi 10.000 familje pa një çati mbi kokë, që po lyp lek nëpër botë sepse ka një faturë 1 miliardë Euro dëme nga tërmeti, që ka pensionet më të ulta në Europë, që këtë vit as nuk i ka indeksuar pagat e mësuesve, policëve, infermierëve etj., me justifikimin që buxheti s’ka lekë, e pra kjo qeveri ka blerë një avion për qejfin e vet.. me lekët tona! Ky është abuzim i frikshëm! Kjo e lë në bisht dhe KÇK-në. Kjo është KÇTDP (kap ça të dalë para). I duhet dhënë fund! #bashkohu”, është ky denoncimi i Nisma Thurje.

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet airbus 319 avioni i qeverise nisma thurje qeveria blen avion privat airbus 319 avioni i qeverise nisma thurje qeveria blen avion privat

Sondazh

Poll