Politike

Nga Amerika Edi Rama shkon në Abu Dabi, takon princin e kurorës, kush janë 3 “të besuarit” që mori me vete, s’mungon

9 Shkurt 2020, 09:28 Nga DOSJA
Nga Amerika Edi Rama shkon në Abu Dabi, takon princin e kurorës, kush

EMIRATET ARABE- Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Abu Dhabi ku edhe ka zhvilluar një takim me Princin e Kurorës Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan.

Bashkë me Ramën, në Abu Dabi ishin edhe ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, ministrja e Kulturës, Elva Margariti dhe drejtori i Komunikimit, Endri Fuga. Pamjet e takimit i ka ndarë vetë kreu i qeverisë në rrjetet e tij sociale, ku edhe shkruante: Enkas për Rindërtimin e Konferencën Donatorëve në Bruksel.

Në pamjet e publikuara, gjithashtu dëgjohet Rama teksa i tregon princit se kishte vizituar së fundmi Amerikën dhe se Shqipëria kishte marrë kryesimin e OSBE-së, ndërsa Ahmetaj hap në një moment çantën e tij të kuqe, nxjerr një bllok dhe mban shënime.

“Isha në Washington dhe Boston, sepse Shqipëria po drejton OSBE-në këtë vit,“- shprehet kryeministri.

Prej më shumë se dy javëve, kryeministri Edi Rama ka nisur takime për Konferencën e Donatorëve që do të zhvillohet në Bruksel në 17 shkurt. Rama ishte në Gjermani ku u takua me Angela Merkelin dhe mori prej saj konfirmimin se Gjermania do ndihmojë Shqipërinë në procesin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit. Mbështetje i është ofruar edhe nga Italia dhe vende të tjera aleate me Shqipërinë. 

Para se të shkonte në Abu Dabi, ai ishte në SHBA në cilësinë e kreut të radhës së OSBE. Gjatë vizitës në Washington zhvilloi një bashkëbisedim në Këshillin e Atlantikut për metodologjinë e re të integrimit europian, Shengenin Rajonal, paketën anti-KÇK, kryesimin e OSBE dhe rindërtimin pas dëmeve të tërmetit tragjik. Rama deklaroi se Shqipëria meriton hapjen e negociatave. 

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama ne abi dabi konferenca e donatoreve edi rama edi rama ne abi dabi konferenca e donatoreve

Sondazh

Poll