Politike

"Nuk do ketë nevojë t’i tërheqë veshin Kyriakos...", Rama: Në 2028, kur Italia do ketë kryesinë e BE dhe Giorgia do kryesojë negociatat

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me homologen italiane, Giorgia Meloni, Rama shtoi me tone ironie se nuk do të ketë nevojë të kontaktojë kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, pasi deri atëherë çdo çështje do të ketë gjetur zgjidhje.

13 Nëntor 2025, 16:05 Nga M.L
"Nuk do ketë nevojë t’i tërheqë veshin
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se është optimist që në vitin 2028, kur Italia do të ketë kryesinë dhe Meloni do të drejtojë negociatat. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me homologen italiane, Giorgia Meloni, Rama shtoi me tone ironie se nuk do të ketë nevojë të kontaktojë kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, pasi deri atëherë çdo çështje do të ketë gjetur zgjidhje.

Rama:Unë do të thosha që si Italia dhe Greqia janë dy vende fqinje. Fakti që është deti në mes na relakson për sa kohë takojmë njëri-tjetrin. Jemi në linjë kontakti, ndoshta mund të jetë e ndërlikuar se nuk kemi kohën të relaksohemi duke notuar ndërsa përshkojmë me varkë për të shkuar tek tjetri. Unë do të thosha që pasi kalon një moment jo i lehtë për të gjitha arsyet që të gjithë i njohin. Ne jemi në rrugën e duhur, jemi duke punuar mire së bashku.

Për ne vlerat e mbrojtës, pakicave janë vlera dhe parime që janë të pandashme nga ekzistenca e Shqipërisë. Kur Shqipëria vë përpara nesh apo si të thuash na thërret në këtë drejtim apo na bën ndonjë vërejte janë mirëseardhur. Unë jam optimist së  në faktin në vitin 2028 kur Italia do të ketë kryesinë dhe Giorgia do të drejtojë negociatat nuk do të ketë nevojë ta telefonoj Qiriakon (kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis), se deri atëherë do të kemi zgjidhur çdo gjë.

Është e sigurt jemi mëse të lumtur që të ndihmojmë, ti japim një dorë se nuk ndodh shpesh që Italia ti kërkojë ndihmë Shqipërisë. Nuk do ta harroj kurrë atë çka bërë forca te zjarrfikësve italianë kur ne patëm tërmetin. Ata rrezikuan jetën e tyre për të shpëtuar jetë njerëzish në një vend që kishin ardhur për herë të parë. Këto janë gjëra që mbeten përgjithmonë dhe bëjnë që Italia të mos jetë thjeshtë aleat, por të jetë motër e Shqipërisë./ Dosja.al

edi rama giorgia meloni

Sondazh

Poll