Politike

"Sot u ulëm për të ardhmen e përbashkët"/ Rama: Ditë historike, sa herë që shkoj në NATO dëgjoj për...

Kryeministri falenderoi edhe ministrin Antonio Tajani dhe shtoi se nëse sot korridori 8, ka nisur me një ritëm të përshpejtuar është meritë e ministrit Tajani që uli në tryezë të gjithë aktorët dhe po e ndjek punën personalisht.

13 Nëntor 2025, 15:36 Nga E. D
"Sot u ulëm për të ardhmen e përbashkët"/
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama deklaroi se sot kanë diskutuar me Kryeministren italiane, Giorgia Melonin për të ardhmen e përbashkët të dy vendeve dhe kjo ishte hera e parë që qeveria shqiptare ulet me një qeveri italiane për të folur për të ardhme të përbashkët. Kryeministri falenderoi edhe ministrin Antonio Tajani dhe shtoi se nëse sot korridori 8, ka nisur me një ritëm të përshpejtuar është meritë e ministrit Tajani që uli në tryezë të gjithë aktorët dhe po e ndjek punën personalisht.

"Sot kemi edhe provën shkencore që përvec qeverisë italiane nuk ka një qeveri tjetër që të flasë 100% italisht vecse ajo shqiptare. Sot për ne është një ditë historike, sa herë që shkoj në NATO dëgjoj për ditë historike, por historike është kjo sot. Për herë të parë qeveria shqiptare ulet me një qeveri italiane për të folur për të ardhme të përbashkët

Të them të drejtën në të gjitha vitet që kam drejtuar qeverinë e Shqipërisë, nuk kam patur kurrë asnjë dyshim mbi dashurinë dhe dëshërinë për të bërë nga ana e të gjitha qeverive të italisë, Jemi mirënjohës se jo votmë Meloni është motra ime, por edhe ministra të saj janë të gatshëm për të na ndihmuar.

Besoj mos keqkuptohet kur unë them falë angazhimit vëllazaror të minsitrit të Italisë jemi në gjendje të projektojmë në disa drejtime konkretisht për të fuqizuar aftësitë tona të mbrojtjes, por edhe aftësitë tona të përbashkëta. Falenderim edhe për ministrin Tajani, ka qenë një mik i Shqipërisë, po na mbështet në të gjitha selitë tona, edhe në aspektin ekonomik dhe projekteve të përbashkëta. Nëse sot korridori 8, ka nisur me një ritëm të përshpejtuar është meritë e ministrit Tajani, uli në tryezë të gjithë aktorët dhe po e ndjek punën personalisht," tha Rama./Dosja.al

edi rama

Sondazh

Poll