Politike

"Të rrisim bashkëpunimin me Shqipërinë", Meloni e "mahnitur" nga ministrat e qeverisë: Flisnin italisht pa pasur nevojë për përkthyes...

Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Meloni theksoi se ishin të impresionuar nga mbledhja plenare e asamblesë së tyre me 20 ministra, të cilët folën të gjithë në italisht pa nevojën për përkthim.

13 Nëntor 2025, 15:34 Nga M.L
"Të rrisim bashkëpunimin me Shqipërinë", Meloni e
Girogia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, njoftoi sot një takim të ri për nisjen e punimeve të një forumi që do të përfaqësojë ndërmarrjet e sistemit prodhues. Gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama, Meloni theksoi se ishin të impresionuar nga mbledhja plenare e asamblesë së tyre me 20 ministra, të cilët folën të gjithë në italisht pa nevojën për përkthim.

"Është hera e parë që qeveritë tona takohen në një format të këtij lloji. Është e qartë ne dimë që marrëdhëniet mes Italisë dhe Shqipërisë i kanë rrënjët shumë thellë. Kanë qenë gjithmonë të tilla, konstante që shkojnë përtej interesave reciprokë. Kemi qenë të mallëngjyer nga kalimi i asamblesë tonë plenare me 20 ministra duke folur të gjithë në italisht pa pasur nevojën e përkthimit. Ajo që duam të bëjmë, është që këtë marrëdhënie të jashtëzakonshme ta shndërrojmë në një thesar për ta fuqizuar më shumë. Italia është partneriteti i parë tregtar i Shqipërisë.

Qëllimi ynë është që ti japim më shumë thellësi ,që ti vendosim marrëdhëniet tona në një plan më të thellë. Me kryeministrin Rama kemi lënë një tjetër takim ,atë të krimit të një forumi ku do të përfaqësohen shoqëri ndërmarrje që përfaqësojë sistemim prodhues brenda 6 muajve të parë nga sot. Kemi përcaktuar drejtimet, investimet në sektorë si energjia, transporti duke u përqendruar tek korridori i 8. Ajo rrugë që vjen nga Puglia duke kaluar në Shqipëri dhe duke vazhduar me tej në Maqedoni dhe Bullgari. Kjo domethënë të sigurosh më shumë mirëqënie e zhvillim jo vetëm për Italianë por në mbarë Evropë”, tha Meloni./ Dosja.al

girogia meloni edi rama

Sondazh

Poll