Politike

"Emigrantët, të ecim përpara" Meloni: Protokoli do të funksionojë kur të futet në lojë marrëveshja e re për azilin

Meloni ndër të tjera tha se protokoli do të funksionojë kur të futet në lojë marrëveshja e re për azilin dhe shtoi se po punohet edhe për paraprirjen e këtyre protokolleve.

13 Nëntor 2025, 15:51 Nga E. D
"Emigrantët, të ecim përpara" Meloni: Protokoli do
Giorgia Meloni

ITALI- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni gjatë konferencës së përbashkët me kryeministrin Edi Rama u ndal edhe te marrëveshja për emigrantët. Meloni ndër të tjera tha se protokoli do të funksionojë kur të futet në lojë marrëveshja e re për azilin dhe shtoi se po punohet edhe për paraprirjen e këtyre protokolleve.

“Ne Evropë ka një grup që mblidhet për të folur për fluksin e migracionit. Kryeministri Rama është dëshmitar i aktit që ka disa vende Europian që përpiqen të bëjnë vend në të njëjtën nismë dhe të njëjtin protokoll. Kjo sepse të gjithë e kuptojnë që është një nismë revolucionare. Por protokoli do të funksionojë kur të futet në lojë marrëveshja e re për azilin, por edhe këtu më duhet të kërkoj një reflektim.

Nëse janë bllokuar disa transferime emigrantësh, mund të them se është e drejtë që të dyshosh që këto vendime kishin pas tyre, arsye të një natyre të ndryshme…Por këtu po punohet edhe për paraprirjen e këtyre protokolleve. Por unë e them se do të mbërrijmë po aty tek ajo pikë që kemi thënë në fillim. Por mendoj që gjithkush do të marrë përgjegjësitë e veta," tha Meloni./Dosja.al

giorgia meloni

Sondazh

Poll