Politike

"Gati të bëjmë një marrëveshje me BE..."/ Rama nga konferenca e përbashkët me Melonin: Jemi ithtarë fanatikë të vlerës europiane

Rama tha më tej se 'me këtë nivel mikpritjeje në këtë pallat kaq të bukur dhe këtë atmosferë kaq të bukur, nuk keni konkuren'.

13 Nëntor 2025, 15:44 Nga E. D
"Gati të bëjmë një marrëveshje me
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama deklaroi në konferencën e përbashkët me Kryeministren italiane, Giorgia Meloni se nuk ka parë shumë gjëra historike në NATO por sipas tij sot është një ditë historike. Kryeministri tha ndër të tjera se Shqipëria është gati për marrëveshje me BE, por të mos përdorin as veton e as votën. Rama tha më tej se 'me këtë nivel mikpritjeje në këtë pallat kaq të bukur dhe këtë atmosferë kaq të bukur, nuk keni konkuren'.

"Jemi gati të bëjmë një marrëveshje me BE për të mos përdorur as veton dhe as votën, nuk na intereson. Jemi ithtarë fanatikë të vlerës europiane, nuk kemi asnjë mendje të vendosim veton, jemi gati të nënshkruajmë se mund të përfaqësohemi nga komisari europian italian. Do ishte shumë të kemi dy komisarë për të njëjtën vend pasi ne jemi i njëjtë.

Jam i nderuar dhe mirënjohës për gjithë sapo bëjmë së bashku dhe për këtë mikpritje të jashtëzakonshme. Nuk kam parë shumë gjëra historike në NATO por këtu sot është një ditë historike. Me këtë nivel mikpritjeje në këtë pallat kaq të bukur dhe këtë atmosferë kaq të bukur, nuk keni konkurent," tha Rama./Dosja.al

edi rama giorgia meloni

Sondazh

Poll