Politike

“Meloni, motra ime”/ Rama nga konferenca me homologen italiane: Korridori i 8 ka nisur me ritme të përshpejtuara

Gjatë konferencës së përbashkët, Rama theksoi se për herë të parë qeveria italiane u ul me atë shqiptare për të diskutuar për një të ardhme të përbashkët.

13 Nëntor 2025, 15:43 Nga M.L
“Meloni, motra ime”/ Rama nga konferenca me homologen italiane:
Rama, Meloni

ITALI- Pas Giorgia Melonit, edhe kryeministri Edi Rama e cilësoi si historike ditën e nënshkrimit të 16 marrëveshjeve dhe memorandumeve mes dy qeverive. Gjatë konferencës së përbashkët, Rama theksoi se për herë të parë qeveria italiane u ul me atë shqiptare për të diskutuar për një të ardhme të përbashkët.

Ai vuri në dukje gjithashtu rolin e ministrit të Jashtëm italian, Antonio Tajani, falë të cilit ka nisur puna për Korridorin 8.

"Sot për ne është një ditë historike. Sa herë që unë shkoj në NATO dëgjoj të flitet për ditë historike, por historike është kjo këtu sot. Për herë të parë qeveria shqiptare ulet me qeverinë italiane për të folur për një të ardhme të përbashkët. Përveçse të flas, edhe për të bërë një bilanc të gjërave që janë bërë dhe për të firmosur marrëdhënie konkrete. Nuk kam pasur kurrë asnjë dyshim mbi qëllimet e mira, mbi dashurinë dhe dëshirën për të bërë nga ana e qeverisë së Italisë, me këtë qeveri është edhe dëshira e të bërit. Jo vetëm motra e madhe e Italisë është motra ime, por edhe ministrat e saj ishin me ne shumë të gatshëm për të na ndihmuar.

Shpresoj që të mos keqkuptohet dhe të mos merret për keq kur them, falë angazhimit vëllazëror të ministrit të Mbrojtjes së Italisë jemi në gjendje sot të projektojmë në disa drejtime konkretisht për të fuqizuar aftësitë tona të mbrojtës por edhe aftësitë mbrojtëse të përbashkëta. Do doja të bëja falënderim për ministrin Tajani, ka qenë gjithmonë një mik i Shqipërisë. Po na mbështet në aspektin ekonomik dhe sa u takon projekteve të përbashkëta. Korridori 8 që është strategjik, më në fund ka nisur me një ritëm të përshpejtuar. Kjo është meritë e tij që uli përreth një tryeze të gjithë aktorët dhe po e ndjek këtë personalisht. Falë kësaj qeverie dhe kujdesit të veçantë të Melonit, të gjithë Shqiptarët që kanë punuar në Itali, kanë të drejtën e pensionit” u shpreh Rama./ Dosja.al

rama konference me melonin

Sondazh

Poll