Politike

"Të anëtarësohemi në BE pa të drejtë vetoje", Rama: Gati të përfaqësohemi nga Komisari Europian Italian

se Shqipëria është e gatshme të pranojë një marrëveshje me Bashkimin Evropian për anëtarësim pa të drejtë vetoje. Ai shtoi se vendi është i përgatitur të nënshkruajë marrëveshjen dhe të përfaqësohet nga një Komisar Evropian italian.

13 Nëntor 2025, 16:00 Nga M.L
"Të anëtarësohemi në BE pa të drejtë
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Shqipëria është e gatshme të pranojë një marrëveshje me Bashkimin Evropian për anëtarësim pa të drejtë vetoje. Gjatë fjalës së tij në konferencën e përbashkët me homologen italiane, Giorgia Meloni, ai shtoi se vendi është i përgatitur të nënshkruajë marrëveshjen dhe të përfaqësohet nga një Komisar Evropian italian.

“Siç theksova edhe gjatë mbledhjes, dhe siç kam thënë edhe në raste të tjera, ne jemi gati të bëjmë një marrëveshje me Bashkimin Europian, pa kërkuar as veto dhe as votë. Nuk na intereson kjo pjesë. Ne jemi ithtarë të vendosur dhe fanatikë të vlerave europiane, dhe jemi të gatshëm ta nënshkruajmë marrëveshjen. Mund të përfaqësohemi nga Komisari europian italian. Do të ishte shumë për ne”, tha Rama./ Dosja.al

edi rama konference e perbashket me melonin

Sondazh

Poll