Politike

"Integrimi, do të hapim negociatat politike", Rama nga konferenca me Melonin: Linja nënujore me Italinë, projekt me rëndësi të madhe

Gjatë një konference të përbashkët me homologen italiane Giorgia Meloni, Rama e cilësoi takimin historik dhe theksoi se falë marrëveshjeve të arritura, së shpejti do të hapet edhe një Muze Italian në Shqipëri.

13 Nëntor 2025, 15:45 Nga M.L
"Integrimi, do të hapim negociatat politike", Rama nga konferenca
Edi Rama

ITALI- Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot mbështetjen e Italisë ndaj Shqipërisë. Gjatë një konference të përbashkët me homologen italiane Giorgia Meloni, Rama e cilësoi takimin historik dhe theksoi se falë marrëveshjeve të arritura, së shpejti do të hapet edhe një Muze Italian në Shqipëri.

“Sot të gjithë shqiptarët që kanë punuar në Itali, kanë më në fund të drejtën për pension. Një kërkesë e bërë mbi 10 vite më parë. Një angazhim i marrë nga të gjitha qeveritë e mëparshme, por është fakt falë Giorgia Meloni dhe falë kësaj qeveria. Ka një lidhje të vecantë të këtij partneriteti strategjik që më në fund shoqërohet nga kantiere të mëdha. Kemi një nga kantieret më të mëdha për energjinë. Po punojmë për një tjetër projekt të madh që do të lidhë lindjen dhe Perëndimin, me rëndësi të madhe strategjike. Kemi edhe kulturën. Sa më takon më në fund kemi një marrëveshje konkrete për të bërë bashkë një strukturë me rëndësi europiane si është Maksi i Romës së bashku me Galerinë tonë Kombëtare. Nëse në vitin 2028, vit në të cilin Italia do të marrë Kryesinë e Këshilit Europian, në fund të 2028 do të nisim punën për negociata politike. Dhe do të mund të hapin atë derë që qëndron e mbyllur prej qindra vitesh”, tha Rama.

edi rama giorgia meloni

Sondazh

Poll