Politike

FOTO/ Meta ritakon në SHBA kongresmenin amerikan: Kyç për forcimin e partneritetit tonë strategjik

8 Shkurt 2020, 17:31 Nga DOSJA
FOTO/ Meta ritakon në SHBA kongresmenin amerikan: Kyç për

SHBA– Presidenti Ilir Meta ka ritakuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës Bashkëkryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Michael Mçaul. Në një foto të publikuar në Facebook, Meta shpreh kënaqësin ë këtij ritakimi teksa shkruan se mbështetja bipartizane në Kongres mbetet kyç për forcimin e partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe SHBA-ve.

“Kënaqësi të ritakohesha me Bashkëkryetarin e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kongresin Amerikan, z.Michael Mçaul. Mbështetja bipartizane në Kongres mbetet kyç për forcimin e partneritetit tonë strategjik dhe konsolidimin e arritjeve pozitive në rajon, si pjesë e hapësirës dhe vlerave euroatlantike. Lufta kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, një prioritet absolut, ndërsa duhet shtuar bashkëpunimi ekonomik dhe investimet amerikane në Shqipëri dhe rajon.,”- shkruan Meta në status.

Presidenti Meta ka pritur edhe Këshillin e Ambasadorëve Amerikanë, në prag të misionit të tyre në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut, në një takim në Uashington. Presidenti Meta i njohu Ambasadorët me zhvillimet më të fundit në Shqipëri dhe në rajon.

(F.M/DOSJA.AL)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta meta takon michael mçaul michael mçaul ilir meta meta takon michael mçaul michael mçaul

Sondazh

Poll