Sport

Përmbysjet në modë, Barcelona fiton me tre asistet e gjeniut Messi

9 Shkurt 2020, 22:27 Nga DOSJA
Përmbysjet në modë, Barcelona fiton me tre asistet e gjeniut

Javë ku përmbysjet janë në modë. E bëri Verona dje, Interi dhe Barcelona sot. Katalanasit mposhtën 3-2 Real Betisin në javën e 23-të të kampionatit spanjoll me shumë ankth dhe tension.

Canales shënoi golin e parë të takimit, por Barcelona reagoi me frymën e parë dhe barazoi shpejt me mesfushorin De Jong. Më pas, Fekir riktheu të tijët në avantazh, duke u bërë makth për katalanasit. Këta të fundit nuk po organizoheshin mirë në mesfushë. Busquets e mbylli pjesën e parë me golin e dytë të barazimit.

Autori i përmbysjes, por edhe protagonisti i këtij takimi, ishte Lenglet. Mbrojtësi i Barcelonës shkaktoi penalltinë e parë, dha asist vendimtar për golin e barazimit dhe në fund shënoi golin e fitores. Në fund, ai u largua me karton të kuq. Pse jo? Shfaqja mbaroi.

Leo Messi (dha 3 asiste sot) me shokë tani e shohin veten në kuotën e 49 pikëve, tri më pak se Real Madridi kryesues i La Ligës.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport barcelona lenglet sevilla barcelona lenglet sevilla

Sondazh

Poll