Sport

Qarkullim topi pa gola, Bayern nuk di të fitojë ndaj Leipzigut

9 Shkurt 2020, 19:34 Nga DOSJA
Qarkullim topi pa gola, Bayern nuk di të fitojë ndaj Leipzigut

Supersfida e javës së 21-të në Bundesligë sot ishte padiskutim beteja në “Allianz Arena” mes Bayern Munchen dhe Leipzigut. Këto janë dy skuadrat të cilat ndajnë vendin e parë dhe të dytë në tabelë dhe pritej spektakël, por në fund u mbyll e barabartë 0-0.

Rastet nuk munguan as për Bayernin, as për miqtë, por frika e humbjes bëri që të tregojnë disi më shumë kujdes në fazën mbrojtëse.

Bavarezët e drejtuar nga trajneri Flick dominuan në qarkullim topi, ndërsa Leipzig pati rastin më të mirë me sulmuesin gjerman Werner, i cili nuk arriti të shënojë nga pak metra distancë. Lojtari i kombëtares gjermane do të donte të tregonte sa vlen kundër bavarezëve, por nuk ia doli, ashtu si as bavarezët ndaj skuadrës së tij.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern bundesliga leipzig bayern bundesliga leipzig

Sondazh

Poll