Sport

VIDEO/ Ndeshje e çmendur në “San Siro”, Inter fluturon me 4 gola kundër Milanit dhe kap vendin e parë

9 Shkurt 2020, 20:48 Nga DOSJA
VIDEO/ Ndeshje e çmendur në “San Siro”, Inter fluturon

ITALI- Një ndeshje e çmendur ka qenë derbi mes Interit dhe Milanit. Një derbi i luajtur çdo minutë, ku u shënuan 6 gola duke dhuruar spektakël për të gjithë tifozët.

Në pjesën e parë loja u dominua nga Milan, ku kuqezonjtë arritën që të shënonin 2 gola me anë të Rebiç dhe Ibrahimoviç. Por pjesa e dytë foli vetëm për Interin, duke arritur që të shonin plot 4 gola.

Në fillim ishte Brozoviç dhe Vesino që arritën brenda 3 minutave të barazonin shifrat, dhe më pas erdhën dy golat e tjerë që i sollën fitoren.

De vrij në minutën e 70-të dhe Lukaku në minutën e 93, i dhanë goditjën e fundit Milanit. Me këtë fitore ziklartërit e shikojnë veten përkohësisht në vendin e parë dhe skuadra tjetër nga Milano ndodhet në vendin e 10-të, shumë larg objektivit, që këtë është një vend në Evropë.

Goli i Rebic minuta 40

Goli i Ibrahimoviç minuta 46

Goli i Brozoviç minuta 51

Goli i Vesino minuta 54

Goli i De Vrij minuta 70

Goli i Lukakut minuta 93

(A.B. Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi inter milan inter milan seria a derbi inter milan inter milan seria a

Sondazh

Poll