Sport

Inter-Milan, publikohen formacionet zyrtare; Conte lë jashtë Eriksenin

9 Shkurt 2020, 18:58 Nga DOSJA
Inter-Milan, publikohen formacionet zyrtare; Conte lë jashtë Eriksenin

Inter-Milan do edhe rreth një orë për të nisur. Kjo është ndeshja e vitit për futbolldashësit shqiptarë, sepse po flasim për dy skuadrat më të preferuara në Shqipëri, pas atyre shqiptare.

Ndeshja do të luhet në “San Siro”. Trajneri Conte na ka shtangur pak me formacionin, sepse ka preferuar kilianin Sanchez titullar dhe ka lënë në stol mesfushorin Eriksen. Në vend të Handanovic-it tashmë dihet zëvendësuesi, Padelli.

Te Milani nuk ka surpriza. Rebic është konfirmuar si lojtar krahu në ofensivë me sistemin 4-4-1-1. Ja formacionet zyrtare:

Inter (3-5-2): Padelli; Godin, De Vrij, Skriniar; Candreva, Vecino, Brozovic, Barella, Young; Sanchez, Lukaku. Tr.: Conte

Milan (4-4-1-1): G. Donnarumma; Conti, Kjaer, Romagnoli, Hernandez; Castillejo, Kessie, Bennacer, Rebic; Calhanoglu; Ibrahimovic. Tr.: Pioli

Fitoftë më i miri!

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport derbi inter milan derbi inter milan

Sondazh

Poll