11 Nëntor 2025, 13:14
Nga M.L
Bardhi-Berisha
TIRANA- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas vendimit të mazhorancës për të përjashtuar për 10 ditë nga punimet e Kuvendit kryetarin e PD-së, Sali Berisha. Bardhi e ka cilësuar këtë vendim si një akt të paprecedent, në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rreulloren e Kuvendit.
REAGIMI:
Mazhoranca socialiste, po provon cdo ditë me aktet dhe veprimet e saj, se Kuvendi i Shqipërisë është shndërruar në një organ njëpartiak, ku rregulli dhe ligji shkelen hapur. Në një akt të paprecedent, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores së Kuvendit, mazhoranca ka marrë një vendim për të penguar për 10 ditë Kryetarin e Opozitës z. Sali Berisha të ushtrojë përgjegjësitë e tij në raport me qytetarët në Kuvendin e Shqipërisë.
Ky vendim nuk është thjesht antikushtetues, por është dëshmi e qartë se deputetët e mazhorancës nuk i shërbejnë interesave të qytetarëve, por vetëm interesave politike të Edi Ramës. Kjo është hera e parë në historinë e pluralizimit në vend, ku një deputet, pa kryer asnjë shkelje të Rregullores, pengohet të ushtrojë funksionin e tij, me vendim politik të mazhorancës, vetëm se ka shprehur lirisht, jashtë sallës së Kuvendit, mendimin e tij mbi një projektligj të kundërshtuar me forcë nga pjesa dërrmuese e shoqërisë shqiptare.
Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike e konsideron këtë vendim arbitrar, të paligjshëm, të papranueshëm dhe një dhunim flagrant i të drejtave të opozitës. Akte të tilla që synojnë censurën, synojnë të frikësojnë të vërtetën, jo vetëm që do të dështojnë, por do të bëjnë që e vërteta të ketë zë edhe më të lart.
Përjashtimi i deputetëve të opozitës nga Kuvendi, për shkak të fjalës së tyre të lirë, është bërë tashmë një praktikë e kësaj mazhoranca pa legjitimitet. Pasi dhunuan zgjedhjet e lira dhe të ndershme në 11 Maj, po tregojnë dita ditës që duan të dhunojnë edhe parlamentarizimin apo rregullat bazë të funksionimit demokratik të Kuvendit. Deputetët e opozitës as nuk e pranojnë dhe as nuk do ta lejojnë një degradim të tillë. Cdo provokimi të tillë, deputetët e opozitës do ti përgjigjen në mënyrë proporcionale, me qëllim që Kuvendi t’i kthehet normalitetit demokratik dhe funksionimit të tij sipas Rregullores dhe Kushtetutës.
sali berisha gazment bardhi
Politike
11 Nëntor 2025, 13:02
M.L
Balliu
TIRANA- Zv/kryetari i Komisionit të Punëve të Brendshme dhe të Mbrojtjes, Klevis Balliu, akuzon qeverinë për bashk&eum...
Politike
11 Nëntor 2025, 12:34
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale është mbledhur ditën e sotme....
Politike
11 Nëntor 2025, 12:35
M.L
Monika Kryemadhi
TIRANA- Monika Kryemadhi, pas përfundimit të seancës në GJKKO, deklaroi se përmes avokatit të saj,...
Politike
11 Nëntor 2025, 12:19
I.A
Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka komentuar vendimin për ndalimin e mo...
Politike
11 Nëntor 2025, 12:15
I.A
Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka komentuar 3 vrasjet që ndodhen brënd...
Politike
11 Nëntor 2025, 12:03
I.A
Tedi Blushi
TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Ted Blushi, ka kritikuar qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë n&eu...
Politike
11 Nëntor 2025, 11:30
E.d
Ervin Salianji
TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kërkuar shfuqizimin e tre vendimeve ndaj tij, të cila...
Politike
11 Nëntor 2025, 11:27
I.A
Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka deklaruar se Shqipëria ka bër&e...
Politike
11 Nëntor 2025, 11:15
I.A
Ivi Kaso
TIRANË- Deputeti demokrat Ivi Kaso ka deklaruar se opozita është hasur me një ngushtim të hapësirave parlamentare dh...
Politike
11 Nëntor 2025, 11:11
E.d
Albana Koçiu
TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka deklaruar sot se Shqipëria është nj&...