Politike

PD bojkoton mbledhjen e Komisonit për reformën Administrativo-Territoriale, Mazniku: Jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën, më vjen keq pse nuk erdhën

Partia Demokratike ka bojkotuar komisionin, pasi askush nga grupi parlamentar i opozitës nuk është paraqitur në mbledhje.

11 Nëntor 2025, 12:34 Nga E.d
PD bojkoton mbledhjen e Komisonit për reformën
Foto ilustruse

TIRANË- Komisioni i Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale është mbledhur ditën e sotme. Partia Demokratike ka bojkotuar komisionin, pasi askush nga grupi parlamentar i opozitës nuk është paraqitur në mbledhje. Seanca do të drejtohet nga kryetari i PS-së Arbjan Mazniku.

Gjatë fjalës së tij, Mazniku tha se mazhoranca është e gatshme të bashkëpunojë më opozitën. Në fund kryetari i PS-së, Mazniku tha se shpreson që kjo situatë të mos jetë një problem dhe në vazhdimësi të ketë bashkëpunim dhe ndërveprim mes tyre.

“Jemi të hapur për të bashkëpunuar me opozitën siç u tregua me të gjitha kërkesat që opozita pati për krijimin e këtij komisioni dhe janë adresuar nga mazhoranca. Më vjen keq që sot anëtarët e PD nuk erdhën në këtë takim dhe shpresojmë që kjo të mos jetë një problem dhe në vazhdimësi të kemi bashkëpunim dhe ndërveprim”, tha Mazniku./Dosja.al

pd arbjan mazniku mbledhje

Sondazh

Poll