Politike

Kërkoi shfuqizimin e tre vendimeve ndaj tij, Gjykata Kushtetuese rregjistron ankimimin e Ervin Salianji

Në lidhje me këtë kërkesë Gjykata Kushtetuese ka rregjistruar ankimimin e tij. 

11 Nëntor 2025, 11:30 Nga E.d
Kërkoi shfuqizimin e tre vendimeve ndaj tij, Gjykata Kushtetuese
Ervin Salianji

TIRANË- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka kërkuar shfuqizimin e tre vendimeve ndaj tij, të cilat janë dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë, Apeli dhe Gjykata e Lartë. Në lidhje me këtë kërkesë Gjykata Kushtetuese ka rregjistruar ankimimin e tij. 

Kërkesa është regjistruar më datë 5 nëntor, ndërsa pritet që gjyqtarja të vendos një datë, nësë kërkesa e Saliajnit do të kalojë ose jo për shqyrtim. Ish-deputeti opozitar, Salianji ka kërkuar shfuqizimin e këtyre vendimeve, pasi i cilëson si të papajtueshmë me Kushtetutën.

“Shfuqizimin si të papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë të vendimeve nr.00-2025-421, datë 11.03.2025 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë; nr. 2059/30-2024-6822, datë 26.09.2024 të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe nr.2900, datë 18.12.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Marjana Semini relatore”, thuhet në njoftimin e gjykatës.

Ervin Salianji u lirua nga burgu më 8 korrik 2025, pasi Gjykata e Fierit pranoi kërkesën e tij për liri me kusht, pasi kreu 9 muaj e gjysmë nga dënimi me burg 1 vit shtatorin e kaluar. Shërbimi i provës kishte depozituar raport pozitiv për sjelljen e tij ashtu si edhe më parë Burgu i Fierit.

Salianji ishte dënuar me një vit burg për dosjen "Babale". Ai u dënua së bashku me Albert Veliun, që pritet të vuaj dënimin me 10 muaj burg si dhe gazetarin Jetmir Olldashi me 100 orë punë komunitare. Shkalla e parë vendosi që Salianji të dënohet për kallëzim të rrëmë, në lidhje me një denoncim që ka bërë për vëllanë e ish-Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafa, Agron Xhafa. Në audio-përgjimin që publikoi Salianji, thuhej se Agron Xhafa ishte pjesë e një rrjeti kriminal të trafikut të lëndëve narkotike./Dosja.al

ervin salianji gjykata kushtetuese vendime

Sondazh

Poll