Politike

Opozita rikthehet pas bojkotit 1-ditor/ Kaso: Na është ngushtuar hapësira parlamentare, arena e debatit sa për formalitet

Në fjalën e tij gjatë Komisionit për Nismat Qytetare, Kaso u shpreh se arena e debatit është thuajse e mbyllur dhe ekziston sa për formalitet.

11 Nëntor 2025, 11:15 Nga I.A
Opozita rikthehet pas bojkotit 1-ditor/ Kaso: Na është ngushtuar
Ivi Kaso

TIRANË- Deputeti demokrat Ivi Kaso ka deklaruar se opozita është hasur me një ngushtim të hapësirave parlamentare dhe të debatit. Në fjalën e tij gjatë Komisionit për Nismat Qytetare, Kaso u shpreh se arena e debatit është thuajse e mbyllur dhe ekziston sa për formalitet. Gjithashtu Kaso theksoi se në këtë gjendje po humbet edhe rëndësia e Kuvendit si institucion.

"Doja të ngrija shqetësimin e madh që kemi ne si opozitë, për ngushtimin e hapësirave parlamentare dhe mbylljen e hapësirës së debatit. Kjo është çështje kardinale që duhet të shqetësojnë Kuvendin dhe arenën e debatit, për fat të keq në një ushrim krejt formal që i humbet rëndësinë Kuvendit.

Shumë nga kolegët mund të çuditen që e diskutoj në komisoin. Unë nuk e mendoj kështu, por mendoj se është një çështje që duhet diskutuar, jo vetëm se është shansi për t’u përballur me një komision parlamentar, por edhe në kuadër të mirëfunksionimit të Parlamentit," tha Kaso./Dosja.al

ivi kaso

Sondazh

Poll