Politike

Buxheti 2025 për KLGJ-në, Tedi Blushi kritikon Qeverinë: U vra një gjyqtar dhe asnjë reflektim

Gjatë fjalë së tij në Komisionin e Ligjeve, Blushi tha se nuk mund të quhet një Reformë e suksesshme në Drejtësi kur sipas tij, 80% e buxhetit shkon për paga.

11 Nëntor 2025, 12:03 Nga I.A
Buxheti 2025 për KLGJ-në, Tedi Blushi kritikon Qeverinë: U vra
Tedi Blushi

TIRANË- Deputeti i Partisë së Lirisë, Ted Blushi, ka kritikuar qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë në sigurinë e Gjykatave edhe pse u vra një gjykatës. Gjatë fjalë së tij në Komisionin e Ligjeve, Blushi tha se nuk mund të quhet një Reformë e suksesshme në Drejtësi kur sipas tij, 80% e buxhetit shkon për paga.

“U vra një gjyqtar dhe asnjë reflektim sepse dhe sigurinë e jetës doni ta jepni me koncension. A mund të quhet një Reformë e suksesshme në Drejtësi, kur 80% e fondit shkon vetëm për paga dhe jo për një infrastrukturë që rrjedhimisht ndikon në një Drejtësi të shpejtë. efikase dhe të pavarur?

Vijmë në këtë raportim për çështjen e buxhetit pas një ngjarje shumë të rëndë në Gjykatën e Apelit të Tiranës, vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, por shoh që asnjë fond shtesë për sigurinë fizike në gjykata. A mendoni se duke dhënë me koncension edhe çështjen e sigurisë dhe duke mos ja kaluar këtë atribut policisë së shtetit ose fakti që ju nuk akordoni fonde shtesë, garantoni që ngjarje tragjike si ajo që ndodhi, nuk do të ndodhin në të ardhmen?”, tha Blushi./Dosja.al

tedi blushi

Sondazh

Poll