Politike

"Monipatinat shkaktare e 1 mijë aksidenteve"/ Koçiu: Do te kemi rregulla të reja

Gjatë fjalës së saj në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Koçiu tha se monopatinat kanë qenë shkaktare të 1 mijë aksidenteve, të dhëna këto që janë të raportuara në Policinë e Shtetit.

11 Nëntor 2025, 12:19 Nga I.A
"Monipatinat shkaktare e 1 mijë aksidenteve"/ Koçiu: Do te
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka komentuar vendimin për ndalimin e monopatinave në vend. Gjatë fjalës së saj në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Koçiu tha se monopatinat kanë qenë shkaktare të 1 mijë aksidenteve, të dhëna këto që janë të raportuara në Policinë e Shtetit. Më tej, Koçiu tha se së shpejt në komisione do të sjellin rregullat e reja për përdorimin e tyre që më pas do kalojnë edhe në Kuvend për tu futur në fuqi.

“Sa i përket sigurisë rrugore, në nëntëmujorin e parë të këtij viti është vërejtur një trend ulës. Në vitin 2024 u regjistruan 155 jetë të humbura nga aksidentet rrugore, ndërsa këtë vit kemi një ulje me 17%. Për monopatinat elektrike, janë regjistruar mbi 1 mijë aksidente gjatë nëntëmujorit. Monopatinat janë rrezik për të gjithë qytetarët, ndërhymë duke i pezulluar dhe duke na dhënë mundësinë që të ndërtojmë bazë ligjore ku të qartësohet mënyra se si këto mjete duhet të lëvizin dhe qarkullojnë, duke patur parasysh standardet e sigurisë qe duhet të respektohen. Monopatinat u pezulluan për shkak të aksidenteve dhe rrezikshmërisë që paraqesin. Mjetet e tilla janë ende të parregulluara në legjislacion. Disa vende i kanë pezulluar deri në hartimin e një kuadri të plotë ligjor. Ne po punojmë për rregullimet përkatëse dhe shumë shpejt do t’i paraqesim rregullat në komisione dhe në Kuvend, në mënyrë që përdorimi i tyre të jetë i normuar”, tha Koçiu./Dosja.al

albana koçiu

Sondazh

Poll