Politike

"Shqipëria progres në luftën kundër krimit të organizuar"/ Koçiu: SPAK sekuestroi e konfiskoi pasuri me vlerë 65.5 mln euro

Gjatë fjalës së saj në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Koçiu tha se sipas raportit të KE-së, vendi ka përforcuar kapacitetet e strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

11 Nëntor 2025, 11:27 Nga I.A
"Shqipëria progres në luftën kundër krimit të
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka deklaruar se Shqipëria ka bërë progres në luftën kundër krimit të organizuar. Gjatë fjalës së saj në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, Koçiu tha se sipas raportit të KE-së, vendi ka përforcuar kapacitetet e strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 

“Sa i përket krimit të organizuar, Shqipëria ka shënuar progres të dukshëm, raporti i KE për këtë vit vlerëson se vendi ka përforcuar kapacitetet e strukturës së posaçme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. 65.5 mln euro të konfiskuara dhe sekuestruara nga SPAK, kjo pasuri rikthehet në buxhetin e shtetit dhe vihet në shërbim të qytetarit, kemi bërë progres me kohën kur ne një vit mbyllej me jo më shumë se vetëm disa mln euro pasuri të sekuestruara”, tha Koçiu./Dosja.al

albana kociu

Sondazh

Poll