Politike

Albana Koçiu: Shqipëria është e vend i sigurt, është ulur numri i krimeve të rënda

Gjatë raportimit të saj në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes mbi gjendjen e sigurisë publike në vend, Koçiu u shpreh se mediat ndërkombëtare i referohen Shqipërisë si një vend i sigurt.

11 Nëntor 2025, 11:11 Nga E.d
Albana Koçiu: Shqipëria është e vend i sigurt,
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu ka deklaruar sot se Shqipëria është një vend i sigurt. Gjatë raportimit të saj në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes mbi gjendjen e sigurisë publike në vend, Koçiu u shpreh se mediat ndërkombëtare i referohen Shqipërisë si një vend i sigurt.

Për të përforcuar këtë, ministrja tha se Shqipëria mirëpriti 12 milionë turistë dhe qytetarë të huaj, ku disa prej tyre kanë hapur edhe bizneset e tyre këtu. Sipas saj është ulur numri i krimeve të rënda dhe janë regjistruar 29 vrasje me dashje, nga 41 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në fund, Koçiu tha se janë ulur edhe numri i aksidenteve të rënda me 17% krahasuar me një vit më parë.

“Shqipëria është e vend i sigurt, ky është përshkrimi që i ka bërë vendit tonë udhërrëfyesi Lonly Planet. Në faqet e mediave më të njohura ndërkombëtare, në çdo përditësim zyrtar përsëritet e njëjta fjali, Shqipëria është vend i sigurt. Mjafton ti referohemi fakteve dhe shifrave. Vendi ynë mirëpriti 12 milionë turistë, si dhe qytetarë të huaj që hapin biznese apo blejnë prona këtu. Shqipëria ka dalë nga të gjitha listat e zeza. Kemi rritur ndjeshëm sigurinë, duke arritur 95% zbulueshmëri për veprat penale. Është ulur numri i krimeve të rënda, në nëntëmujorin e parë të këtij viti janë regjistruar 29 vrasje me dashje, nga 41 që ishin në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Janë reduktuar gjithashtu edhe aksidentet e rënda me 17% krahasuar me një vit më parë”, tha Koçiu./Dosja.al

albana koçiu vrasje

Sondazh

Poll