Politike

Kushtetuesja e la në detyrë, Veliaj urdhër nga qelia: Tirana të zbukurohet për festat

Sipas urdhrit të tij, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve do të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike.

11 Nëntor 2025, 09:37 Nga I.A
Kushtetuesja e la në detyrë, Veliaj urdhër nga qelia: Tirana
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka dhënë urdhërin e parë nga qelia pasi Gjykata Kushtetuese e riktheu në detyrë. Në një shkresë që mban firmën e Veliajt, kryebashkiaku ka urdhëruar që qyteti të fillojë menjëherë përgatitjet për festat e fundvitit.

Sipas urdhrit të tij, Ndërmarrja e Dekorit dhe Eventeve do të marrë masat për vendosjen e ndriçimeve dhe zbukurimeve festive në sheshe, rrugë dhe hapësira publike.

Po ashtu është urdhëruar dhe marrja e masave për dekorimin e godinave të ministrive sipas kërkesave të institucioneve përkatëse./Dosja.al

erion veliaj

Sondazh

Poll