Politike

I pandehur për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristjan Shkreli paraqitet në GJKKO

Sot pritet që të vendosur nëse dosja që SPAK ka në ngarkim ndaj tij do të kalojë për gjykim apo do të rrëzohet. 

11 Nëntor 2025, 09:32 Nga I.A
I pandehur për korrupsion në zgjedhje, kryebashkiaku i Vaut të
Kristjan Shkreli

TIRANË- Kryebashkiaku i Vaut të Dejës Kristjan Shkreli është paraqitur ditën e sotme në Gjykatën e Posaçme për seancën paraprake ndaj tij. Sot pritet që të vendosur nëse dosja që SPAK ka në ngarkim ndaj tij do të kalojë për gjykim apo do të rrëzohet. 

Shkreli u mor zyrtarisht i pandehur nga SPAK  nën dyshimin se bleu vota për Partinë Socialdemokrate. Më 3 tetor Shkrelit iu komunikua akuza e korrupsionit në zgjedhje dhe bashkë me Shkrelin edhe tre persona të tjerë janë të dyshuar.

Ndërkohë në Maj, atij iu sekuestrua celulari me vendim të GJKKO-së, ndërsa iu ushtrua edhe kontroll. SPAK në kuadër të hetimit ka sekuestruar edhe celularët e mbështetësve të tjerë të PSD-së që dyshohet se janë përfshirë në veprimtarinë kriminale të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës./Dosja.al

kristjan shkreli

Sondazh

Poll