Sport

Përmbysje spektakolare në Bundesligë, Leverkuseni i bën gjëmën Dortmundit

8 Shkurt 2020, 19:30 Nga DOSJA
Përmbysje spektakolare në Bundesligë, Leverkuseni i bën

Bundesliga është një kampionat ndryshe nga të tjerët. Prova e radhës ishte ndeshja Bayer Leverkusen – Borussia Dortmund, fituar 4-3 nga “Aspirinat”.

Verdhezinjtë ishin duke fituar 2-3 në një ndeshje super emocionuese, edhe pse e panë veten në disavantazh që në fillim, por vendësit e morën veten shpejt, reaguan mirë dhe shënuan dy gola në minutast e fundit.

Kjo ishte një përmbysje spektakolare, tipike gjermane! Me siguri, pas kësaj ndeshjeje do të ketë mjaft polemika, sidomos për një gol të talentit Sancho, i cili bëri një aksion shembullor, por iu anulua goli me VAR.

Dy golat e parë të Bayer Leverkusen-it i shënoi sulmuesi Volland, ndërsa nga një gol shënuan Vailey dhe Bender. Pas këtij takimit, Borussia Dortmund renditet e treta në Bundesligë, ndërsa “Aspirinat” të pestët.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayer leverkusen bundesliga dortmund bayer leverkusen bundesliga dortmund

Sondazh

Poll