Sport

Kategoria Superiore, Partizani bën detyrën me Flamurtarin, ndalet Teuta

8 Shkurt 2020, 18:09 Nga DOSJA
Kategoria Superiore, Partizani bën detyrën me Flamurtarin, ndalet

Sot u mbyll dhe java e 21-të e kampionatit shqiptar, me dy ndeshje të cilat u mbyllën sipas parashikimeve në letër. Partizani fitoi 2-0 me Flamurtarin, ndërsa Teuta u ndal në barazim 1-1 nga Luftëtari.

Pjesa e parë e ndeshjes në kryeqytet u mbyll 0-0, ndërsa në të dytën “Demat” shënuan dy gola. Fillimisht Çinari ktheu në gol një penallti në të 62′ dhe nëntë minuta më vonë shënoi edhe Trashi.

Për Teutën shënoi Gomes që në minutën e 14-të të sfidës, por pozicioni i tij ishte i dyshimtë. Luftëtari nuk u dorëzua dhe arriti të barazojë në sekondat e fundit me Likën, i cili iu dha një pikë bluzinjve.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport flamurtari luftetari partizani flamurtari luftetari partizani

Sondazh

Poll