Sport

Klopp e quajti “talenti i shekullit”, djaloshi i artë i Premier League i kthen përgjigje

8 Shkurt 2020, 17:35 Nga DOSJA
Klopp e quajti “talenti i shekullit”, djaloshi i artë i Premier

Nëse të lavdëron një trajner si Jurgen Klopp, ngjitesh në qiellin e shtatë me imagjinatën dhe delirin e madhështisë. Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli, ka dëgjuar fjalë fantastike nga strategu i Liverpool-it.

Ky i fundit e ka quajtur “talenti i shekullit” dhe braziliani kaq donte për një frymëzim ekstra prej gjermanit. Djaloshi tregoi aftësitë e tij së fundmi në barazimin 2-2 me Chelsea-n, ku shënoi dy gola.

“Jam shumë krenar që një prej trajnerëve më të mirë në botë flet kështu për mua. Tani duhet të mbetem i fortë, i fokusuar dhe të vazhdoj të arrij gjëra të mëdha”, ka thënë Martinelli.

M.P. / Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport arsenal klopp martinelli arsenal klopp martinelli

Sondazh

Poll