6 Nëntor 2025, 21:21
Nga M.L
Belind Këlliçi-Berisha
TIRANA- Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, paralajmëroi se projektligji për Barazinë Gjinore pritet të kalojë pa debat dhe direkt në votim në Kuvend. Ai shtoi se gjatë seancës mund të ndiqet një skenar i parapërgatitur nga kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, i cili, sipas Këlliçit, mund të përdoret për të gjetur justifikime për përjashtimin e Sali Berishës nga Parlamenti pas tensioneve lidhur me deklaratat ndaj ambasadorit të BE-së në Shqipëri.
"Vendimi është politik i PS-së, në vijim të asaj sjelljeje që kanë pasur në këto dy muaj, ku duan të kalojnë pa debat qoftë programin e qeverisë, qoftë çështjet e rëndësishme si ligji për barazinë gjinore, qoftë edhe çështjet që lidhen me aktet normative për ndërtimin. Tani që po flasim, është duke u zhvilluar një mbledhje farsë e PS-së. Janë njoftuar gjatë pushimit prej 30 minutash që të vijnë të gjithë deputetët e PS-së në seancë. Do të shihni një skenar të parapërgatitur nga Balla, ku do të kërkohet përjashtimi i Berishës apo i ndonjë deputeti të PD-së për fyerje të ambasadorit të BE-së, që në realitet nuk ka ndodhur. Ky është një inskenim i organizuar nga ministri Gogou dhe Balla.
Do të shikoni justifikime për ta kaluar seancën në votim. Projektligjet do të kalojnë në votim pasi të mblidhen deputetët e PS-së. E rëndësishme është se këtu ka dy palë të ndara: njëra për interesin e qytetarëve, që është opozita dhe PD-ja, që kërkon debat dhe transparencë; dhe tjetra, PS-ja, që ka alergji ndaj parlamentit dhe do të kalojë çdo projektligj, siç kaluan buxhetin vitin e kaluar në 4 minuta dhe programin në 20 minuta”, tha Këlliçi.
belind këlliçi sali berisha
Politike
6 Nëntor 2025, 21:18
TIRANË- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar përmes një statusi në Facebook lidhur m...
Politike
6 Nëntor 2025, 21:06
M.L
Blushi-Peleshi
TIRANA- Kreu i grupit parlamentar të PL, Ted Blushi, ka pasur një debat me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi, lidhur me orig...
Politike
6 Nëntor 2025, 20:56
M.L
Sali Berisha
TIRANA- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka njoftuar nga jashtë Parlamentit se kërkon falje ndaj ambasadorit të B...
Politike
6 Nëntor 2025, 20:47
M.L
Spiropali
TIRANA- Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, ka reaguar sot përmes rrjetit “X&rdquo...
Politike
6 Nëntor 2025, 20:42
M.L
Balla-Kapri
TIRANA- Gjatë seancës plenare të sotme, deputeti Erald Kapri ngriti shqetësime për mënyrën se si ...
Politike
6 Nëntor 2025, 20:25
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sqaruar deklaratën të cilën ka bërë ndaj ambasadorit t&...
Politike
6 Nëntor 2025, 20:24
E.d
Foto ilustruse
TIRANË- Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla i është përgjigjur akuzave të Kreut të PD-...
Politike
6 Nëntor 2025, 20:23
E.d
Sali Berisha
TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është përplasur me Ministrin e Shtetit për Marrë...
Politike
6 Nëntor 2025, 19:56
M.L
Foto ilustruese
FRANCË- Media investigative zviceriane Blast ka publikuar një artikull në lidhje me rritjen e ndikimit të maf...
Politike
6 Nëntor 2025, 20:00
E.d
Taulant Balla
TIRANË- Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka kërkuar përjashtimin e kreut të PD-së, Sali B...