Politike

“Fola për binaritet, jo bipolaritet”, Berisha sqaron deklaratën për Gonzaton: As gay nuk është fyerje! S’ka asnjë direktivë e BE-së për adaptimin e identiteteve të shumëfishta

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se kishte folur për binaritet, jo bipolaritet.

6 Nëntor 2025, 20:25 Nga E.d
“Fola për binaritet, jo bipolaritet”, Berisha sqaron
Sali Berisha

TIRANË- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sqaruar deklaratën të cilën ka bërë ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato. Gjatë fjalës së tij në Kuvend, Berisha u shpreh se kishte folur për binaritet, jo bipolaritet.

Berisha tha se injoranca nuk është argument dhe se fjala "binar" nuk është fyerje. Sipas liderit të opozitës, Sali Berisha kjo fjalë nuk është as diskriminim as fyerje.

BerishaInjoranca nuk është argument. Parafolësi e ngatërron fjalën binar me fjalën bipolar. Zot fale se nuk di ç’thotë. Fjala binar në konceptin tim nuk është fyerje. Binar quhet burri dhe gruaja. Gjini binar do të thotë mashkull dhe femër. Ti që ngrihesh dhe thua është fyerje duhet të ndjehesh keq me veten tënde. Nuk e bën asnjë nxënës i klasës së katërt këtë gabim.

Të na tregojë cilën direktivë. Kam kërkuar nga ekspertët dhe më thanë se nuk ekziston asnjë direktivë e BE për largimin nga binariteti dhe adaptimin e identiteteve me përkatësi të shumëfishtë. Dyfishësia dhe shumëfishësia janë binaritet dhe multipolariteti. Bipolaritetin e di shumë mirë kryetari yt. Ai ta thotë mirë. Asnjë diskriminim. Thashë binar. Nuk mund të jetë fyerje kurrë. As gay nuk mund të jetë fyerje kurrë. Qenka binar fyerje. Turp./Dosja.al

sali berisha kuvend silvio gonzato

Sondazh

Poll